Qeveria ka vendosur që pas “vrasjes së qenit, ta hedhë atë në përrua”, sipas një shprehjeje shqiptare lidhur me atë që kur ta bësh një punë çojë deri në fund dhe mos l’i pasoja – “E vrave qenin, hidhe në përrua!”.
Kështu, paralel me prishjet e disa ndërtimeve pa leje në Ksamil, po bëhet dhe pastrimi i terreneve nga mbetjet.
Pamjet se si po realizohet kjo janë publikuar nga IKMT.
Kujtojmë se në prishjet e bujshme të korrik 2010-ës në Ksamil, kjo nuk ndodhi.
Me muaj, madje dhe me vite, rrënojat mbetën aty të paprekura, duke ofruar imazhet e një post-lufte në një prek pikave më të preferuara të turizmit shqiptar në jug. /sarandacity.al/
https://youtu.be/yW1wT0Iil48