“Të drejtat e pakicës etnike greke”, është fraza standarte e politikës së Athinës referuar minoritetit, pa i detajuar kurrë se cilat janë ato.
Pra, nga ç’po privohet minoriteti, edhe në emër të një diferencimi të aluduar nga pjesa tjetër e popullsisë?
Në fakt, ky diferencim nuk ekziston, kjo pohohet dhe nga zëra publikë minoritarë, por që sipas tyre ka ca të drejta që duhen dhënë.
Sipas Panajot Bolit, arsimtar, gazetar, një zë publik i minoritetit, ato janë në arsim dhe në prona.
Më delikate është kjo e fundit, pasi, siç e pranon dhe vetë Boli, aty ku minoriteti ka shtëpitë, jetën më mirë të thuash, dalin pronarë të dikurshëm.
Sipas tyre, duhet të jetë shteti që duhet ta zgjidhë këtë ngërç që ata të ndihen “përjetwsisht në tokën e tyre”. /sarandacity.al/
https://youtu.be/pOJyWqX8UWQ