Në pikën kufitare të Qafë-Botës funksionon normalisht lëvizja e udhëtarëve midis shtetit grek dhe atij shqiptar.
Autoritet greke u kërkojnë udhëtarëve shqiptarë por dhe atyre minoritarë të jenë të pajisur me garanci ose rezervim të hotelit, shumën prej 50 eurove për çdo ditë qëndrimi dhe gjithashtu kriteret anti-COVID.
Burime pranë pikës kufitare në Qafë-Botë thonë se “kuota ditore me të cilën funksionojnë është 250 udhëtarë në ditë, puna në këtë pikë nis në orën 7:00 dhe mbyllet në orën 15:00. Fluksi më i madh i makinave dhe udhëtarëve ndodh gjatë orëve të mëngjesit”.
Pasagjerët që udhëtojnë në Greqi duhet të plotësojnë këto kritere për të kaluar në pikën kufitare të Qafë-Botës:
1) Test COVID, ose
2) një dëshmi që personi e ka kaluar
3) ose çertifikata e vaksininimit (vaksinimi me vaksinat e njohura si më poshtë)
Konkretisht, vaksinat e njohura për të udhëtuar në Greqi janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave, së paku 14 ditë nga doza e fundit apo një dozë e Johnson & Johnson, 14 ditë nga doza.
Por ç’ndodh në realitet? Dikush e konsideron kalimin normal, ka të tjerë që kthehen pas. /sarandacity.al/
https://youtu.be/j53ByWZARHE