Bashkia Finiq ka lajmëruar se këtë fundjavë më 26 qershor, në orën 19:00 do të organizojë festë për komunitetin në oborrin e Kishës.
Vaksinimi në masë në Bashkinë e Finiqit dhe lehtësimi i masave AntiCovid, e ka bërë këtë zonë të rifillojë sërish aktivitetet festive që bëheshin para se të fillonte pandemia.
“Të nderuar bashkëfshatarë!
Pandemia ndryshoi jetën tonë të përditshme. Goditja për vendin tonë ishte shumë e madhe. Të gjithë mezi prisnim verën, festat e shumta në fshatrat tona dhe ngjarjet e tjera kulturore. Çdo verë vendi ynë gjallërohej.
Goditja e pandemisë nuk duhet të na dekurajojë. Ne duhet t’i gjejmë hapat tanë përsëri.
Bashkia e Finiqit merr iniciativën për të rivendosur këtë klimë gjallërie në fshatrat tona. Me turneun kulturor – takim në të gjitha zonat e Bashkisë”, thuhet në ftesë-njoftimin.
Por më tej ka një etnocentrizëm. Eshtë plotësisht e vërtetë se fshatrat e minoritetit janë tërheqës nga pikëpamja natyrore, por ato cilësohen dhe “mahnitës” dhe si të vetmit që e gëzojnë këtë atribut.
“Këngë, valle, grupe kulturore, ushqime, veshje dhe arte tradicionale, zakone, histori të vjetra, fshatarë, banorë të zonës dhe vizitorë të të gjitha moshave, gjyshe dhe gjyshër, të rinj dhe fëmijë të shkollës … dhe pamje mahnitëse që ofrojnë vetëm fshatrat tona.
Fillojmë pra, këtë të shtunë, më 26 qershor, në orën 19:00, në Finiq, në oborrin e kishës, për të vazhduar çdo fundjavë në fshatra dhe njësi të tjera ..
Le të rijetojmë gjallërinë dhe gëzimin dhe le t’i ndajmë ato me njëri-tjetrin.
Ju presim! Të gjithë jeni të mirëpritur!”, shkruhet në postimin e bërë nga Bashkia Finiq në FB. /sarandacity.al/
494933 526854Likely to commence a business venture around the refers to disclosing your products and so programs not just to individuals near you, remember, though , to several potential prospects much more via the www often. earn dollars 76141
128165 77124Hey! Im at function surfing about your blog from my new apple iphone! Just wanted to say I adore reading by way of your blog and appear forward to all your posts! Keep up the outstanding function! 423981
885103 961932You got a very amazing website, Sword lily I observed it by way of yahoo. 578632
9161 931536Thanks for your time so much for your impressive and remarkable guide. I will not be reluctant to endorse your internet web sites to any individual who ought to receive direction on this difficulty. 172149