Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame premtoi se deri në fund të këtij viti pritet që të mbyllet procesi i regjistrimit të tokave në bregdetin e Jugut.
Në dy prononcime televizive, Lame tha se kjo gjë do të ndodh pas 107 vitesh, që nga koha e pavarësisë së Shqipërisë.
“Nuk ka akuza për një rast të vetëm të tjetërsimit të regjistrimit. Këtë e them me krenari. Pardje u afishuan dy zona të reja në Lukovë.
Nxirret harta e Lukovës, e përfunduar, nxirret lista e përfituesve dhe për 45 ditë kanë afat që të kontrollojnë provën dhe pas këtij afati përpunohen dhe lëshohen certifikatat.
Kjo po vazhdon në të gjithë bregdetin e jugut. Besoj që nga fundi i vitit mbaron pas 107 vitesh pavarësi, regjistrimi i pronave në bregdetin e jugut”, tha kreu i Kadastrës Shqiptare.
Duke u ndalur te ligji 7501, Lame tha se “Ligji 2020 zgjidhi një pjesë të mirë të të gjitha problematikave që kishte mbartur legjislacioni tjetër. Vjet u dhanë 18700 certifikata të tokës bujqësore. Ky ritëm duhet të vazhdojë që të mbyllet masa e regjistrimit të tokës bujqësore”. /sarandacity.al/
318964 915390My brother suggested I would possibly like this blog. He was once entirely right. This submit in fact produced my day. You cant believe just how so considerably time I had spent for this details! Thank you! 237189
890299 804712i was just browsing along and came upon your blog. just wantd to say great website and this post really helped me. 563839