Gruaja që drejton Delvinën, Majlinda Qilimi, ardhur nga arsimi, ka vlerësuar koleget e kolegët e saj për atë çfarë kanë lënë pas në fund të vitit mësimor.
Ajo ka veçuar një takim me pjesëtarë të stafeve parashkollore, duke thënë se “kanë arritur sukses”, pa një detajim se ku konsiston suksesi.
“Me edukatoret e kopshteve për të diskutuar rreth arritjeve dhe problematikave të shfaqura përgjatë periudhës Shtator-Qershor.
Të prirura nga humanizmi dhe profesionalizmi kanë arritur të kenë sukses edhe gjatë këtij viti jo të zakonshem duke përmbushur të gjitha objektivat e vendosura në planin mësimor-edukativ.
Bashkëpunimi mes Bashkisë Delvinë dhe institucioneve të arsimit parashkollor do të vijojë të jetë efektiv edhe në periudhën në vijim për të krijuar kushte edhe më të mira në të gjitha kopshtet, me qëllim që fëmijët të mësojnë, argëtohen, edukohen, socializohen dhe pregatiten për të ardhmen në rrugën e gjatë të dijes”, është shprehur Qilimi pas një takimi me ta. /sarandacity.al/