Prej ditësh po funksionon një linjë direkte mes Tiranës dhe Riadit, kryeqytet i Arabisë Saudite. Kjo është hera e parë e një linje fluturimesh mes dy vendeve, me kontakte të shtuara, që shpresohet të sjellë në Shqipërinë dhe kontigjente turistike nga vendi i madh arab, njëherësh parashumë.
Këtë beson një ish-student në këtë vend kur ndërsa përcjell foto të shtetasve sauditë mbërritur në Rinas, siç duket me status turisti, shkruan: Turizmi saudit po jo vetëm, Gulfi (Gjiri) në tërësi, zbarkon në Shqipëri, falë liberalizimit të heqjes së vizave gjatë periudhës 6-mujore verore edhe linjës ajrore direkte Riad- Tiranë”.
Megjithatë, në Sarandë ende s’ka shenja të kësaj prurjeje të re turistike. Ndër vite ka patur ardhje arabësh por pa prezencë të dukshme dhe sigurisht pa impakt.
Deri më tani, Saranda ka përthithur shumë lindore dhe skandinavë, po shtohen gjermanët gjithashtu, italianët ndihen si të shtëpisë, ndërsa shfaqen herë herës dhe prurje, por jo masive, nga Lindja e largët.
Në finale, çështja është kush e ka xhepin më plot, për të impaktuar në të ardhurat nga turizmi prej konsumit.
Sepse, siç përflitet, lindorët po shfaqen dorështrënguar.
Në këtë aspekt, një prurje arabe, nga ata që u rrjedh nafta lumë, do ishte e preferueshme. /sarandacity.al/