Mbas publikimit të lajmit se autoritetet greke kanë ndaluar hyrjen e autobusëve të linjave shqiptare në Kakavijë, ka reaguar edhe ambasada jonë në Athinë, e cila nëpër një note proteste, por edhe me takime nga afër me zv-ministrin e Transportit të Greqisë kanë bërë të mundur hapjen e kufirit për kompanitë shqiptare të udhëtimit, raporton TCH.
Sipas këtij televizioni, ka qenë këmbëngulja e ambasadores shqiptare Luela Hajdaraga, e cila ndërhyri pranë autoriteteve greke, për të shmangur një krizë të ngjashme atë të një viti më parë në kufirin dypalësh ku mijëra shqiptarë mbetën të bllokuar nën temperatura mbi 40 gradë për shkak të masave COVID të vendosura nga qeveria në Athinë.
Interesante është, siç shkruan TCH, ministria greke e Transportit deklaruar se ka qenë një gabim njerëzor i bërë prej nëpunësve të kësaj ministrie që ka sjellë problemin, duke premtuar se do të bëhet çdo gjë e mundur që situata të ngjashme mos të përsëriten më.
Autoritete greke thanë se kanë marrë të gjitha masat që nga sot lëvizja të kryhet normalisht dhe udhëtarët shqiptarë të mos pengohen më në kufi. /sarandacity.al/