Finiqi ka startuar një event festiv të quajtur “Fundjavë në fshat”, i cili do pasohet në të gjithë fshatrat e minoritetit.
Merrnin pjesë banorë të fshatit, të ftuar por dhe konsulli grek në Gjirokastër, Dhimitros Saharidhis.
Pjesë e eventit ishin grupet artistike të bashkisë si dhe gatimet tradicionale të zonës.
Kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristaq Kiço u zbërtheu kështi këtë insiativë: “Një periudhë e zgjatur pandemie e kishte mjaft të domosdoshme një dalje nga shtëpitë e komunitetit tonë, të mos mendohet vetëm për punët e fshatit por dhe për një të shtunë e të dielë ndryshe.
Dhe është një eveniment vetëm për Bashkinë tonë. Në fundjavat e tjera që do të vijnë dhe bashkëkombasit tonë nga Greqia, pjesëmarrja do të jetë më e madhe”.
Ajo çfarë u dallua në anën artistike qe polifonia greke, e ngjashme me labçen tonë, ku iso mbante dhe vetë prifti, pjesë e grupit interpretativ. /sarandacity.al/
https://youtu.be/8ymr95vSwlY