Ndër emrat e njohur që kanë zgjedhur të pushojnë këtë fundjavë në Sarandë është dhe gazetarja Alba Malltezi, bashkëshorte e italianit të gjysmëshqiptarizuar Carlo Bolino, gjithashtu gazetar dhe analist i njohur.
Në fotot e shpërndara prej saj në rrjetet sociale, ajo shprehet:
“Nga kamarieri më i thjeshtë, te shërbimet me varka, te kuzhina italiane dhe pastërtia, që ka sjellë dhe shumë serbë në këtë skaj shqiptar, Saranda e rrethinat janë zemra jeshile dhe e sjellshme e turizmit shqiptar”.
Madje Malltezi duket e mrekulluar nga pamja e hënës në mbrëmje mbi detin e Sarandës.
“Ka vende ku hëna vendos të shkëlqejë më shumë!”, poston Alba në Instagramin e saj. /sarandacity.al/