Një përplasje alla Velipojë, sigurisht pa plumba e mos o Zot viktima, ka ndodhur në Ksamil. Në një prej plazheve më të populluara, nën hundën e pushuesve, policia bashkiake, me mburojë policinë e rendit, hoqi disa shezlongë, të cilat poseduesi i kishte me letra të rregullta në bazë të territorit që menaxhonte prej vitesh.
Por siç tha pronari Albet Sula, në mes të territorit të tij, i ishte dhënë një hapësirë plazhi dikujt tjetër, gjë që sipas tij ka ndodhur korruptivisht. Për këtë, ai ofroi dhe dokumentat përkatëse të Ministrisë së Mjedisit. /sarandacity.al/
https://youtu.be/2P6RrEvj61g