Një duhmë e rëndë karburanti u përhap mbrëmë në shëtitoren e Sarandës, e cila ka zgjatur dhe gjatës natës në pothuajse shëtitore e lagjen sipër e paralel me të.
Nuk ishte mister. Në një prej anijeve shëtitëse të ankoruara, prej atyre të rejave, një person llërëpërveshur po merrej me një agregat, nga i cili buronte duhma e padenjë për romanticitetin e xhiros së mbrëmjes e jo vetëm.
Ajo të vriste hundët por nuk kishte reagime. Madje edhe pse shihej qartë se nga vinte ajo, llërëpërveshuri vijonte punën pa qeder, në mungesë të çdo reagimi. /sarandacity.al/