Ishte një kohë kur koncepti sherrsjellës “shezlong” nuk ekzistonte. Nuk ekzistonin pra plazhet private apo njerëzit që kacafyteshin ne vriteshin për to.
Plazhet ishin publike dhe kënaqësia që merrej, në një kuptim kolektiv, ishte maksimane brenda kontekstit të kohës.
Pamjet që vijnë na sjellin në kujtesë atë kohë pra kur plazhi ishte i të gjithëve për të gjithë.
Këto janë plazhet e Sarandës, që në fakt edhe sot publike janë. Ndërsa plazhet private, ato prej të cilave shfaqet dhe ana e errët e një kohe plot grykësi, të cilat gjenerojnë deri përplasje me armë, janë në ato vende që deri dje ishin o ferrishte (rasti i Ksamilit) ose terren i egër shkëmbor me ferrishte bashkë (rasti i Sarandës).
Ajo që duhet kuptuar e madje mirëkuptuar, është inercia e një kohe tjetër, e cila dikton realitete të tjerë tregu, pasi turizmi i sotëm as që ekzistonte asokohe.
Asokohe jo vetëm që s’e ekzistonte privatja, por dhe sikur të ekzistonte, mjaft izolimi komunist dhe askush s’do rreket të kishte plazh privat. Për kë ta kishte?
Kjo kohë që keë ardhur, deri dhe para 10 vitesh nuk imagjinohej dot.
Vështroni me kujdes vijën bregdetare të Sarandës e Ksamilit se ç’shndërrim të pabesueshëm kanë në 10 vite! /sarandacity.al/