Një denoncim ka ardhur në redaksinë e Sarandacity nga Ksamili, në lidhje me vënien e disa ndriçuesve publikë.
Personi që e bën atë, shoqëruar me foto përkatëse, pretendon se ndricuesit janë kthyer kah banesat e disa punonjësve të administratës lokale.
Ka ndodhur kjo në Lagjen 1 të Ksamilit, te rruga “Peshkatari”.
Në fakt, po të shihet më vëmendje pozicioni i ndriçuesve, vërtet ato kanë një kahje nga banesat përkatëse dhe jo nga rruga.
Si rregull, ndonëse i pashkruar por logjik dhe i praktikuar, pozicioni i ndriçuesit duhet të ketë prioritet rrugën, atë të gjithëve, e kësijoj fokusi kryesor i ndriçimit duhet të jetë pingul mbi rrugë. Por, qartazi kjo gjë vihet në dyshim në këtë rast.
Ndriçuesit kanë kahmarrje ndaj dy banesave, gjë që sipas denoncuesit vjen nga fakti se aty banojnë zyrtarë lokalë. /sarandacity.al/