Si kudo në bregdetin shqiptar këtë të mërkurë, edhe në atë të Sarandës po ka një aksion policor për kontrollin e ligjshmërisë së shfrytëzimit të hapësirave të plazhit.
Në fokus janë shezlongjet pa leje.
Kështu, efektivët e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë nisur aksionin e verifikimit të dokumentacionit, për stacionet e plazhit.
Prej orës 09;00 të mëngjesit aksioni është shtrirë në plazhet e Sarandës dhe Ksamilit.
Faza e parë e aksionit konsiston në verifikimin e lejes nga e-albania dhe lidhjes së kontratës me bashkinë.
Më pas nis faza e dytë, për heqjen e shezlongjeve në ato stacione plazhi, ku dokumentacioni mungon.
Vjen ky aksion një ditë pas paralajmërimeve të kryeministrit Rama mbi paligjshmërinë në plazhe. /sarandacity.al/
https://youtu.be/iDKTrpMDsW4
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?