“Talitha returnes to Albania after 15 years” (Talitha kthehet në Shqipëri pas 15 vitesh), shkruan Auron Tare, duke shërbyer me këto fjalë si dixhiture e fotos së një jahti ardhur së fundi në Portin e Sarandës, me arsyen e zakonshme joturistike por ekonomike, atë të furnizimit me naftë.
Po ç’përfaqëson ky jaht?
Mjeti është pronë e familjes së famshme Getty në SHBA, e lidhur me industrinë e naftës.
Në krye të saj është Mark Getty, një njeri i dhënë pas artit antikuar, i cili posedon dhe një koleksion të vyer me famë të artit antik, i ndodhur ky në Getty Center në Los Angeles, ku ndodhet dhe qendra “John Paul Getty”.
Gjithashtu, Mark Getty njihet dhe si subjekt i një filmi në Netflix, me një histori rrëmbimi të tij në moshë të vogël.
Por cila është lidhja e tij më Sarandën?
Ai do vinte në këtë qytet para 15 vitesh, i ftuar nga Auron Tare, pasi prej kohës kontribuonte për Parkun e Butrintit në shumë forma, si dashamirës i antikes në përgjithësi.
Sigurisht, kësaj here ai vetë mungon në bordin e jahtit, i cili, siç u cek më sipër, është sërish këtu por për naftë.
Ky është dhe aspekti i trishtueshëm i kësaj “vizite”, pasi nëse para 15 vitesh kishte motiv për eksplorim, sot, në pjesën dominuese është nafta ajo që i sjell këtu. /sarandacity.al/