Jeta dhe historia e një qyteti ka modelet e tyre njerëzore. Sipas shenjave që kanë lënë në vite, ata investojnë me punën dhe virtytet e tyre dhe në kujtimet e brezave.
Dy prej tyre janë dhe këta kolegë, ku njëri është në rolin e njohur, atë të doktorit, e tjetra ka ndërruar rol, duke qenë paciente.
Për shumëkënd nuk ka dilemma, nuk ka pikëpyetje rreth asaj se kush janë: bëhet fjalë për doktor Skënder Bajramin, një monument i mjekësisë sarandiote, e përballë tij infermierja që punonte bashkë me të, Lola Angjeli.
Është kjo një foto që, prej fabulës të rrallë që bart, vlen dhe tej kufijve lokalë të Sarandës.
Sepse aty ku ata që e shohin nuk e dinë se kush janë si emra, mjaft ta dinë se është fjala për një mjek që viziton infermieren krah tij.
Shumë sinjifikative apo jo! /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?