Një tjetër trazirë tipike e këtyre kohërave në plazhe, prej mosmarrëveshjeve të natyrës pronësore, po ndodh në ambientet e Saranda International Hotel në Turizëm – Çukë.
Shkak nuk janë shezlongjet por një minipark fëmijësh, që, të zotët e hotelit kanë ndërtuar aty pranë, edhe me funksion publik sipas tyre, pasi është i hapur dhe nuk bëhet fjalë për pagesë.
Por Policia Bashkiake, e konsideron një ndërtim pa leje, edhe me pretendimin se ka bllokuar një rrugë drejt një prone tjetër.
Dhe, ndërsa pronarët e hotelit i kërkonin policëve bashkiake një dokument ndërhyrjeje, këta të fundit kërkon prej tyre një dokument pronësie.
Ndërçi është në fakt të hapësira e ndërtimit të miniparkut, pasi, nga ana e shtetit konsiderohet si pronë publike – rrugë.
Port ë zotët e hotelit e kundërshtojnë këtë fakt. /sarandacity.al/