Pas shumë kohësh mosfunksionimi si shkak i masave parandaluese të COVID-19 nga ana e qeverisë greke, prej ditës së sotme linja Sarandë-Korfuz do të bëjë lundrimin e parë drejt ishullit grek.
Nga të dhënat e marra në agjensinë “Finikas Line”, deri në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm kishin prerë rreth 50 bileta për udhëtarët që do të nisen në orën 16:09 drejt Korfuzit.
Ndërsa linja Korfuz-Sarandë pritet që brenda një jave të fillojë të operojë sërish.
Kushtet për të udhëtuar janë: paraqitja e një dokumenti që vërteton se i keni marrë dozat e plota të vaksinimit, ose përgjigja negative e COVID-19 dhe plotësimi i formularit PLF.
Pranë kësaj agjensie, punonjësit ndihmonin të moshuar apo të rinj që nuk e dinin si plotësohej formulari PLF, ose i orientonin se ku kryhet testi për COVID-19 për t’ua bërë sa më të lehtë procedurën.
Donika dhe Edmond Braçe, pasi prenë biletën e tyre na sqaruan se si duhet të veprohet. /sarandacity.al/
https://youtu.be/hzS9uV-nKNg
744473 107805I was reading some of your content on this web site and I believe this internet internet site is really informative! Maintain putting up. 475333
365090 845759As I website possessor I believe the content material matter here is rattling wonderful , appreciate it for your efforts. You need to maintain it up forever! Best of luck. 610343
852508 410767Constructive criticism is usually looked upon as becoming politically incorrect. 724838