Një 12-vjecare me inicialet V.K 1, ukrainase, është paraqitur në Spitalin e Sarandës pasi kish konsumuar 5 tableta Ibuprofen 400mg.
Për rrjedhojë është intoksikuar me këtë medikament. Gabimisht medikamenti iu dha fëmijës nga nëna e vet, e cila mendoi ta mjekonte për diarenë me Loperamid.
Sipas bluzave të bardha, fëmija në spital nga kjo ngatërresë medikamentesh kishte probleme si: dhimbje barku të forta, dhimbje koke të fortë, urinim të pakët, letargji (përgjumje), konvulsion deri në komë.
Megjithatë gjendja e fëmijës ishte e qëndrueshme por për mjekim më të specializuar u transportua me helikopter drejt Tiranës.
Vajza 12-vjecare nga Ukraina ndodhej prej pak ditësh me pushime me familjen në Sarandë. /sarandacity.al/