Policia Bashkiake me ndihmëtare atë të Rendit vendosën të çmontojnë një pjesë të një këndi lojrash për fëmijë krah Hotel Saranda International në Turizëm – Çukë, pasi fqinjët e tyre, nga familja Qyrku, pretendonin se ajo është ndërtuar mbi një rrugë makinash që të çonte në territorin e tyre, mes të të tjerash dhe si parkim.
Përplasja mes fqinjësh kishte lindur pikërisht për këtë arsye.
Nga të zotët e hotelit lojrat ishin instaluar me pretendimin se aty ishte tokë publike dhe se kishte patur një plan për ambient shplodhës, ndërsa familja Qyrku pretendonte se aty ishte rrugëkalim për te prona e tyre.
Në fund, ajo që vendosi qe Policia Bashkiake, duke prishur një pjesë të ambientit fëminor në funksion të hapjes së rrugës. /sarandacity.al/
https://youtu.be/X0oas70rHjY
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?