Aleksandër Çipa, Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë ka ndarë një ndër zhvillimet më të fundit në lidhje me djalin e tij.
Një shkrim për anëtarësimin e Orest Çipës në Vatër qarkulloi nëpër Facebook ditën e 1 korrikut.
“Zjarri i Vatrës të mos shuhet asnjëherë dhe Dielli ndriçoftë përjetë”, me këtë urim të perzemërt, gazetari Orest Çipa uroi vatranët dhe komunitetin shqiptar me rastin e anëtarësimit të tij në Vatër, sot e Enjte 1 Korrik 2021. Orest Çipa ka lindur më 18-07-1988 Himarë, Vlorë. Ka përfunduar Bachelor në Univeristetin e Tiranës, Fakulteti: Histori – Filologji Dega Gazetari. Ka studiuar
Master – Drejtësi në Marrëdhënie Ndërkombëtare (Profili diplomaci), Universiteti East China Normal University, Shanghai, Kinë. Ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme rreth media, kulturës, politikës, diplomacisë. Ka kryer internship në Ambasadën Shqiptare në Pekin, praktikë dhe internship në Radion e Jashtme Kineze. Ka punuar si përgjegjes në Pavionin Shqiptar në Ekspozitën Boterori Shanghai expo 2010. Ka punuar te Gazeta “Koha Jone “, “Tirana Today”, “Arberia News”, “Shtypi.net” etj. Është anëtar aktiv i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë që nga viti 2007 dhe pjesëmarrës aktiv në të gjitha trajnimet nga Instituti Shqiptar i Medias. Ka punuar te Bashkia Tiranë si Koordinator i 24 Njësive Administrative. Orest Çipa ka punuar si përkthyes freelance në gjuhët Kinezçe -Shqip , Anglisht – Shqip dhe Anglisht- Kinezçe. Gazetari Çipa ka bashkepunim të shkëlqyer dhe botime aktive në mediat: Shekulli, Tema , Shqiptarja, Arbëria etj. Gazetari Orest Çipa u bëri thirrje dhe të rinjve e intelektualëve shqiptarë në USA që të bashkohen në familjen më të madhe patriotike shqiptare në diasporë VATRA”, shkruhet në postimin e bërë në gazetën “Dielli”.
Por duhet kujtuar se Vatra në SHBA ka qenë këto ditë në qendër të vëmendjes nga fakti se është një organizatë e vënë në mbrojtje të Bërishës, më fuqimisht pas shpalljes së tij “non grata” nga amerikanët.
Madje ish-kryeministri e ish-lideri demokrat i përcolli një letër Vatra-s ditë më parë, duke e falenderuar për mbështetjen.
Kujtojmë se në krye të kësaj organizate është ish-zëdhënësi i Berishës në vitet 2006-2007, Dritan Mishto. /sarandacity.al/