Një shtetasë e huaj denoncon në Sarandacity një faturë të shtrenjtë që i erdhi pas një darke në Ksamil, plot 300 euro.
“Përshëndetje!
Jemi turistë nga Austria dhe jemi në Ksamil për pushime.
Kemi paguar një darkë më të shtrenjtë se sa në Londër.
Na kanë shitur peshk si për “Peshk të Eger”.
Kemi paguar rreth 300 euro për një darkë, ishte një situatë e tmerrshme.
L. G. është person i çmendur.
TVSH në restorantet e tjerë është 20%, ndërsa te ky restorant ishte 0%. Ata na kanë vjedhuuuur.
Ju lutemi publikojeni.
Ata kanë nevojë për ndëshkim. Më poshtë keni prova”, shkruhet në ankesën që turistja dërgoi në faqen tone, duke ofruar dhe faturat.
Redaksi e Sarandacity vendosi që gjithsesi të mos e publikojë emrin e plotë të personit që denoncohet, një femër e quajtur Lindita.
Sarandacity do tentojë këto ditë që ta gjejë personin e denoncuar, për të mundësuar sqarimin e plotë të kësaj situate, ku një kliente e huaj akuzon për abuzim me çmimet një restorant në Ksamil. /sarandacity.al/