Në një konferencë për antikorrupsionin, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, tha se do nis zbatimi i një metode edukimi që në shkollë të mesme.
“Përtej ndëshkimit pa kompromis të korrupsionit, marrjen e çdo mase të nevojshme parandaluese, lufta kundër korrupsionit është një luftë e vazhdueshme, shumë dimensionale dhe një ndër armët efikase është edhe edukimi dhe ndërgjegjësimi i brezave më të rinj.
Një përpjekje e tillë ka marrë udhë tashmë në bashkëpunim me MASR dhe Ambasadën Italiane, për të pilotuar për herë të parë në gjimnazet tona një modul antikorrupsion në bazë të modelit italian në kurrikulën e arsimit parauniversitar, të bazuar në metoda inovative të përshtatura për nxënësit…”, theksoi Gjonaj.
I pranishëm dhe ambasadori Soreca, ky i fundit përcolli mesazhin e mostolerimit, duke përmendur dhe shifrën e infestuar në këtë drejtim
“Politikanët, gjyqtarët, prokurorët duhet të kuptojnë që askush nuk është mbi ligjin. BE e ka mbështetur Shqipërinë me 60 mln euro që prej 2020-s, për rritjen e kapaciteve të strukturave të rëndësishme. Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se Bashkimin Europian e kanë në krahun e tyre”, tha njeriu i parë i BE-së në Shqipëri. /tesheshi.com/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?