Kanë ndryshuar mendje autoritetet greke në lidhje me rinisjen e linjës Korfuz – Sarandë, planifikuar për këtë fillimjavë.
Me plot entuziazëm, kjo u lajmërua ditë më parë dhe nga kandidatja në pritje Anila Denaj, e cila e klasifikoi si “lajm të mirë”, mundësuar nga qeveria pas bisedimeve me palën greke.
Por nga ana tjetër e bregut jonian është marrë vendimi që hapja e Korfuzit me drejtim Sarandën të jetë pas 10 korrikut. Pra, duhet pritur fundjava për “lajmin e mirë”.
Deri atëherë, kush kërkon të vijë në Shqipëri, bujrum nga Qafë Bota. /sarandacity.al/