Njoftohet se ka mbërritur pranë maternitetit “Kristo Kalivopulli” në Sarandë makina e Mamogragisë së lëvizshme.
Ndaj nga nesër, 7 korrik, e deri më datë 21 korrik, përveç ditës së shtunë dhe të diel, do të kryhen vizita.
Ftohen gratë mbi 45-vjeç për kryerjen e mamografisë.
Ato duhet të jenë të pajisura me kartë identiteti, numër telefoni dhe disk me vete.
Mamografia kryhet falas dhe një herë në dy vjet. /sarandacity.al/