Ky është një punim që Roland Mekollari, njeriu që morri nën zotërim 400 m2 plazh në hyrje të Ksamilit, pretendon ta ketë bërë Artur Memsuri, pronar i hotel “Artur”. 400 m2 iu morrën këtij të fundit sot me një ndërhyrje policore.
Memsuri pretendoi se ky ishte një akt padrejtësie ndaj tij, pasi bëhej fjalë për një plazh te i cili ai kishte investuar në vite e se prej vitesh e menaxhonte, duke qenë plotësisht në rregull me shtetin.
Por Mekollari tha se 400 m2 ishin pronë e tij me dokumenta në Kadastër e Hipotekë.
Dhe, me anë të kësaj fotoje, ai pretendon se para dy muajsh, Memsuri ka ngritur këtë strukturë druri pikërisht në pronën e tij.
Mekollari ia përcolli këtë foto redaksisë sonë. /sarandacity.al/