Varianti indian Delta i koronavirusit ndoshta është shkaku për rritjen e madhe të rasteve ditore në Greqi.
Epidemiologu Sotiris Tsiodras, më i njohuri në vendin fqinj, thuhet se shprehu shqetësim të hënën rreth numrit të rritur të rasteve në Atikë, Kretë dhe Egjeun e Jugut.
Sipas të dhënave, rastet e koronavirusit u rritën me 75 përqind në krahasim me javën e kaluar.
Vetë Mitsotakis paralajmëroi se varianti Delta është tashmë i pranishëm në Greqi dhe mund të shkaktojë një rritje të konsiderueshme të rasteve midis atyre që nuk kanë marrë ende vaksinën.
Të dhënat thonë se vendi regjistroi dje 1,797 raste të reja COVID-19.
Të hënën e kaluar, numri i rasteve të reja ishte 801, shkruan Reporteri grek.
Vetëm tetë raste të reja u identifikuan gjatë testimit të turistëve në kufirin grek. /sarandacity.al/