Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm biznesmeni sarandiot i hotelerisë, Shuaip Sejko.
I njohur nga të gjithë si Çapi, ai dha frymën e fundit në orët e para të ditës së sotme në moshën 62-vjeçare.
Ndodhi kjo në Spitalin e Sarandës, pasi ai ishte transportuar me urgjence pas problemeve me zemrën.
Shuaip Sejko është(apo ishte) pronar i Hotel Sejko në aksin Turizëm – Çukë, prind i dy fëmijëve. /sarandacity.al/