Nëse keni mall për kodrën e Lëkurësit dikur bosh, vetëm me Hotel Butrintin e “vetmuar” në sfond, është një kronikë e vitit 2001 që ju përgjigjet ndjenjave tuaja të nostalgjisë.
Por pamjet vlejnë dhe për brezat e mëvonshëm, ato pa ngarkesa nostalgjike.
Ishte një kohë kur Saranda sapo kishte nisur të bëhej e preferueshme për plazhet e saj, më të ardhur nga ana e anës.
Fakti që s’kish ndërtime, tregon se ende qe “larg” në preferenca masive.
Por sinjalet ishin dhënë. Këtë e tregon dhe kronika. Këtë e tregon dhe fakti se pas dy ose tre vitesh, në Sarandë do të niste boom-i i ndërtimeve.
Ç’prej atëhere, qyteti u kthye në një kantier. I tillë është dhe sot, jo vetëm ndërtimi por dhe turizmi. /sarandacity.al/