Ka mbyllur sytë para pak minutash në Athinë, pas një sëmundjeje që e mbajti gjatë në shtrat, Jani Marku.
Ai ishte dhe mbetet mësuesi i parë i vizatimit në Sarandë, piktor dhe mësues i veçantë i shprehive praktike të punës në disa shkolla në Sarandë.
Një vit më parë, ndërkohë që luftonte me sëmundjen në shtrat, familjarët e tij i plotësuan dëshirën duke sjellë një dhuratë krejt të veçantë, duke dhuruar për Galerinë Art Saranda dhjetë nga punët e tij më të realizuara nga peneli Jani Marku.
Për këtë gjest, kryebashkiaku Adrian Gurma e nderoi atë me Çertifikatë Mirënjohjeje. /sarandacity.al/