Agron Hoxha, një ish-i përndjekur politik, sot specialist pranë Autoritetit të Dosjeve, ishte në Shën Vasil javën e kaluar edhe me misionin e gjetjes së eshtrave të mikut të tij tropojan Hasan Hamza.
Njeriu pa varr, me fëmijët në Gjermani, është ndër ata të zhdukur të kohës së komunizmit, i cili ka qenë në burgun e Shën Vasilit.
Para disa ditësh, Autoriteti i Dosjeve ishte në Sarandë pikërisht për këtë mision, pra gjetjen e eshtrave të të zhdukurve.
Tropojani mendohet të jetë varrosur pikërisht pranë varrezave të Shën Vasilit, me praktikën makabre që mos i dihet vendi ku prehet. /sarandacity.al/
https://youtu.be/ZUMAF_ihcOE