Çmimet e sezonit në gusht në jug, mund të rriten me 30 përqind, ka paralajmëruar një operator turistik shqiptar.
Ferjol Ozuni tha në një intervistë televizive se ka arsye pse mund të ndodhë kjo.
“Ne flasim për turizëm në Shqipëri dhe rajon, ndërkohë që shumë pak vende lejojnë lëvizjen e lirë dhe kjo ka bërë që vendet që janë të hapura të kenë çmime më të larta, për shkak të kërkesës më të lartë.
Nëse flasim konkretisht për Turqinë, paketat janë rritur me gati 40% nga viti i kaluar.
Rritje ka pësuar edhe oferta në tërësinë e vet në Shqipëri, kryesisht jugu është ai që mban ritmin e rritjes së çmimeve, por këtë vit kemi parë rritje dhe në qendër dhe veri, nga Durrësi në Velipojë. Rritje çmimesh shezlonge e çadra, por edhe në hoteleri, akomodim e restorante.
Ne kemi qenë një nga vendet që jemi hapur më shpejt për turistët e huaj dhe kjo ka sjellë një paketë turistike me çmime më të larta. Pretendohet që çmimet të rriten akoma dhe në muajin gusht çmimet mund të shkojnë edhe 30% në Shqipëri”, tha ai.
Kjo sipas tij mund të ketë kosto për turizmin në vend.
“Automatikisht kjo mund të kthehet në bumerang sepse mund të arrijmë në pikë ku të krijohet imazhi që Shqipëria është një vend i shtrenjtë, ndryshe nga imazhi që kemi tani, që Shqipëria është një vend ku mund të bësh pushime me një çmim shumë herë më të lirë se vendet e tjera të rajonit.
Kjo e gjitha do të bëjë që nesër, kur n të dërgojmë ofertat nëpër Europë, at atë stepen dhe të mos e ofrojnë më për shitje tregun shqiptar, por të shohin një treg alternativ.
Gjëja e fundit që duhet të bëjmë ne në këtë periudhë është rritja e çmimeve”, u shpreh Ozuni. /sarandacity.al/