Më në fund, në brigjet e Sarandës kemi një jaht që nuk ka ardhur për naftë.
Ka ardhur prej bezdisjes nga paparacët matanë detit, ndaj ka zgjedhur qëndrimin në gjirin e Sarandës, i joshur nga Joni.
Por ç’është ky jaht dhe i kujt është?
YT AVIVA është një jaht luksoz me gjatësi 98 metrash (322 ft). Ai mbërriti ditën e hënë në mëngjes dhe do të jetë vizitor i detit Jon dhe ujërave të kaltra të bregdetit shqiptar.
Eshtë jahti i katërt i quajtur AVIVA i ndërtuar për biznesmenin britanik Joseph Lewis, njëherësh pronar i Totenham Hotspur.
AVIVA u dizenjua nga Reymond Langton dhe u ndërtua nga kompania gjermane me seli në Lemwerder Abeking & Rasmussen.
Nisi lundrimet në vitin 2017.
AVIVA funksionon si shtëpi dhe zyra lundruese e biznesmenit britanik Lewis, e cila ka dhe një fushë tenisi. /sarandacity.al/
https://youtu.be/O6Lv4AcAD9k