Lorenc Mërkuri do vijojë të drejtojë Prokurorinë e Sarandës dhe për tre muaj, përkohësisht, sipas një vendimi të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ky Këshilli, njoftohet zyrtarisht, përzgjodh drejtuesit e përkohshëm të 10 prokurorive në qytete të ndryshme të vendin. Nga KLP thuhet se drejtuesit e rinj do të jenë për një periudhë 3 mujore.
Në njoftimin zyrtar thuhet më tej se “Me votë unanime, Këshilli vendosi për 9 (nëntë) caktime të përkohshme për një periudhë tremujore, nga data e hyrjes në fuqi të vendimit, si vijon:
Albert Murçaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër;
Znj. Irena Çunoti, në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë;
Znj. Afërdita Ndoi, në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës;
- Ludovik Dodaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës;
- Lorenc Mërkuri, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Sarandë;
- Asllan Bajramaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Përmet;
- Aurel Zarka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Vlorë;
- Erion Çela, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë;
- Gjon Fusha, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër. /sarandacity.al/