Ky jaht me gjatësi 72 metra dhe gjerësi 12 metra e një peshë prej 1564 tone, me flamur nga Ishujt e Kajmanit, është nisur nga Positano në Itali dhe ka mbërritur në Sarandë.
Pjesëtarët e jahtit kanë vizituar Sarandën dhe disa nga sitet e saj turistike me pas janë argëtuar nëpër baret dhe restorantet e qytetit ku kanë shijuar dhe gatimet tradicionale shqiptare.
Pra, edhe pse ardhja ka përfshirë furnizimin me naftë, një pjesë e axhendës së njerëzve brenda tij ka përfshirë dhe prekjen e realiteteve turistike të Sarandës.
Kujtojmë që për dy ditë me radhë, jo për karburant, në Gjirin e Sarandës ndenji jahti i presidentit të Totenham-it. /saradacity.al/