Një rënie të fikti ka pësuar një mesogrua në Plazhin e Ri. Shpejt te ajo ka mbërritur ekipi i emergjencës spitalore, duke e transportuar drejt Urgjencës së “Petro Nakos”.
Bëhet fjalë për një zonjë nga Fushë Vërria, 56 vjeçe, por banorë e qytetit.
Sipas versioneve paraprake mjekësore, mendohet se ekspozimi i gjatë nën diell mund t’i ketë dhënë pasoja në shëndet.
Kujtojmë që Plazhi i ri, si dhe plazhet e tjera publike në gjatësinë e shëtitores së Sarandës, dominohen përgjithësisht nga moshat e treta dhe përgjithësisht banorë të qytetit.
Deri më tani, që nga nisja e sezonit, nuk ka patur asnjë incident serioz, aty apo gjetkë në plazhet e tjera. /sarandacity.al/