Varfërinë apo cilësinë e ulët të jetës në Delvinë mund ta lexosh në një ritual të pandërprerë në këtë qytet, me të cilin janë molepsur zakonisht moshat e reja, ato që janë gjithë energji, por aty, të ngërthyer në një realitet të ngushtë për hovet e tyre, treten brenda një automjeti që “ven e vin” në një rrugë që ka si kulm një kthesë 180 gradëshe dhe kaq. Ndodh kjo sidomos në orët në mbrëmjes.
Pra, në ato orë të destinuar për një xhiro, xhiroja e disa të rinjve është ajo mbi rrota, pra hipur në automjet, luksoz apo jo sipas mundësisë, ku intinerari klasik, në kufijtë e të mërzitshmes, por që çuditërisht vijon me pasion, është ai i vajtjes në fund të një rruge ku ndodhet Bashkia dhe aty, për shkak të një minisheshi, merret kthesa dhe zbritet sërish poshtë.
Kjo mund të ndodhë disa herë në pak orë.
Bëhet fjalë për një rrugë nga sheshi “Sulejman Delvina”, më shumë se shesh klasik është një kryqëzim rrugësh, e deri te Bashkia apo ndryshe Policia.
Mund të quhet ndryshe dhe adrenalina e të rinjve delvinjotë.
A nuk ju duket e çuditshme?! /sarandacity.al/
https://youtu.be/YU50iHpyKFQ