Ervehe Bejdullau, gjyshja e Remilda Hajdinaj, vajzës 25-vjeçare tashmë të arrestuar “ për dhunë në familje”, pas kallzimit nga nëna e vet tri ditë më parë me pretendimin e dhunës dhe kërcënimit, duke folur sot për sarandacity.al sjell detaje të reja për këtë ngjarje.
Nënë Ervejeja ndihet shumë e shqetësuar për cfarë ka ndodhur.
Në cdo fjalë të saj, Erveheja, gjyshja e Remildës, mbron mbesën, Ildën, si e quan ajo, duke e quajtur vajzën e saj të sëmurë me probleme të shëndetit mendor, duke hedhur kështu poshtë çdo akuzë të ngritur ndaj mbesës, pasi ajo pohon se e njeh mirë atë pasi që dy vjeç e ka rritur vet.
Ditën e djeshme, nëna e Remildës, Dafina, ka dhunuar edhe vëllanë e saj, i cili është gjithashtu i sëmurë dhe i pamundur fizikisht për t’u vetëmbrojtur, sipas asaj që rrëfen gjyshja, vajza e saj i ka mbyllur derën dhe nuk e hapte.
Pas kësaj ngjarjeje, Dafina Bejdullau është shoqëruar në polici e më pas është transportuar drejt spitalit psikiatrik të Vlorës për një kujdes më të veçantë spitalor. /sarandacity.al/
https://youtu.be/1-UeHeNmOS0