Një fragment kohor pa ujë në shatërvanin e lulishtes kryesore të qytetit i jep asaj një pamje vërtet të trishtë.
E bëjnë të tillë sidomos agregatet e tubacioneve nënujore, të cilat, kur nuk ka ujë, pra jo kur thjesht nuk del ujë, ngjan me një rrënojë metalike të vërtetë për skrap.
Fatmirësisht kjo nuk ndodh gjithnjë.
Shatërvani funksionon pothuajse rregullisht, ndonëse nuk është prej atraksioneve kryesore të qytetit. Test për këtë këtë është fakti se nuk është ndër ato vende ku përzgjidhet për kujtime fotografike.
As lulishtja në përgjithësi nuk e ka këtë status, e cila natën shndërrohet për shtëpi pa strehë të pastrehësh gjithëçfarë, që ndodh të ushtrojnë aty dhe të drejtën e një dhome gjumi në sens intim. /sarandacity.al/