Kalaja e Lëkursit, mbrëmjen e 17 korrikut ishte përzgjedhur nga producenti Sokol Guga për spektaklin “Yje në Lëkurs”.
Një mbrëmje artistike që bëri bashkë emrat më të mirë të muzikës shqiptare si: tenorin e famshëm Kastriot Tusha, sopranon e filarmonisë së Kosovës Adelina Paloja, këngëtaren Mariza Ikonomi e baritonin solist të Teatrit Kombëtar të Operës së Baletit, Armando Likaj.
Por ndërsa u pritën paradite nga kryebashkiaku Adrian Gurma në zyrën e këtij të fundit, në shfaqje kryetari mungoi si pasojë e një fatkeqësie të papritur familjare.
Gjithsesi, shfaqja qe ndër performancat më cilësore në Lëkurës. /sarandacity.al/
https://youtu.be/53I8eiUMPPE