Kur bie mbrëmja në Delvinë, një erë pjekje mishrash në zgarë fryn nëpër qytet. Eshtë diçka që s’e gjen askund në Sarandë si një lloj kulinarie sezoni. I përket ekskluzivisht Delvinës. Por është ama edhe ngushtësisht për Delvinën.
Mirë do qe që, në një të ardhme, pikërisht për këtë veçanti, Delvina të ishte një alternativë mbrëmësore për turistin e Sarandës, vendas apo të huaj.
Pra, zgara delvinjotë si aset kulinar turistik. Ndoshta, pasi çështje promocioni dhe më pastaj nami është.
Se ja, një prej atyre që në sheshin e Delvinës e punojnë zgarën, pret t’i shtohet puna tashmë që ka kthime nga emigrimi, pasi kaloi një muaj jo të keq me ndeshjet e Europianit. /sarandacity.al/
https://youtu.be/XY09Ax1xRrM