Një komunitet të huajsh që jetojnë në Sarandë, më sakët në Rrugën 5, kanë denoncuar me fjalë e foto faktin që koshat e instaluara së fundi nga Bashkia mbeten përplot, pra të papastruara, deri në fazën që më pas mbeturinat e atyshme i merr era dhe i përhap gjithandej.
“Koshat e rinj në Rrugën e 5-të duken bukur dhe njerëzit i përdorin ato. Por do të ishte mirë në qoftëse do t’i zbrasnin ato po ashtu.
Rruga duket shumë e pistë sidomos tani që fryn erë dhe mbeturinat i merr era i hedh sa andej-këtej.
Ne jemi rreth 35 të huaj që jetojmë këtu gjithë vitin, madje kemi blerë shtëpinë tonë në Rrugën e 5 me çmime që fillojnë nga 45.000- 60.000 euro dhe është e pafalshme të shohësh këtë situatë.
Pse kështu do t’i tërheqim ne turistët?
Këta kosha duhen pastruar çdo ditë”, është ankesa e tyre përcjellë për Sarandacity.
Sipas tyre, pasi është siguruar koshi duhet dhe njeriu, ndërgjegja e tij. /sarandacity.al/