Është ndarë nga kjo jetë një ndër banorët e vjetër të Sarandës, Pavllo Çetri, njëherësh ekonomist i njohur.
Burime nga familja bënë me dije se pas një sëmundje të rëndë, ditën e diel në 18 korrik, rreth ores 19.30, zemra e njeriut të tyre të zemrës, Pavllos, u shua në moshën 76-vjeçare.
Pavllo lindi në Lukovë në 14 janar 1945.
Mbaroi studimet e larta për Ekonomi Agrare në Universitetin Bujqësor në Kamëz. Fillimisht punoi në Konispol dhe me voneënë ish-NB Vurgu, mandej specialist në ish-Komitetin Ezkekutiv si dhe në degën e Tatim-Taksave Sarandë.
Sipas kolegëve të tij, ekonomisti me përvojë Pavllo Çetri dallohej për frymën e bashkëlunimit dhe mbeshtjen pa rezerva të specialistëve të rinj.
Gjë e mirë kjo kur njeriu lë një emër të mirë nga pas, si një dhuratë dhe për pasardhësit e tij. /sarandacity.al/