Kryebashkiaku Gurma vizitoi Myftininë e Sarandës me rastin e Kurban Bajramit, duke u takuar me Myftiun Bledar Mullai.
Njeriu i parë i qytetit përcolli urimet e tij për muslimanët në këtë festë të tyre dhe u shfaq i interesuar të dijë diç më tepër rreth simbolikës së saj.
Mes të dyve pati një bisedë të ngrohtë, sa në terma institucionale e sa në shoqërorë, duke këmbyer dhe eksperiencat e lidershipit në fushat përkatëse.
Të gjendur fqinj përballë njëri-tjetrit, pra bashkia dhe xhamia, ata folën mbi përgjegjësitë për mbarëvajtjen shoqërore dhe pasjen e kauzave të përbashkëta për përmisimin e jetës së qytetit, njëri me mirëmenaxhim e tjetri me mirëedukim. /sarandacity.al/