Dikur na paska ekzistuar një “menu mbretërore”, madje një pjatë me emrin e Ali Pashë Tepelenës. Kjo bëhet me dije nga Arkivi Shqiptar.
“Kur në 1923 një restorant në Vlorë ofronte menu ‘mbetërore’, një nga pjatat mbante emrin e Ali Pashë Tepelenës: mish gjengji i mbushur Ali Pashë Tepelena!”, shkruhet në faqen e AQSH-së, ku publikohet dhe menuja origjinale.
Është diçka që bie era turizëm që në atë kohë, shoqëruar nga një fantazi labe. /sarandacity.al/