Delvina u përndez mbrëmë nga kënga e vallja me shkak organizimin e një panairi kombëtar artizanësh.
Këta të fundit kishin ardhur nga disa qytete të Shqipërisë, gati të gjithë për herë të parë në Delvinë, të prezantuar mjeshtëritë e tyre në punime të lloj-llojshme.
E gjitha kjo u shoqërua me një koncert, i cili organizohej pas shumë kohësh të një mpakje të jetës sociale edhe si pasojë e situatës pandemike.
Me qindra qytetarë delvinjotë u mblodhën në shesh, duke iu rikthyer kështu një atmosferë të munguar vitet e fundit.
Ishte gati si “gllënka uji në shkretëtirë”. /sarandacity.al/