Lufta për çlirimin e Delvinës, e cila shënoi sot 77 vjet, lidhet pazgjidhmërisht me disa emra, të cilët janë skalitur të gjithë në një lapidar në qendër të qytetit. Por më simboli ndër to mbetet ajo e së resë Lejla Malo, e cila është dhe e para në renditjen e emrave të rënë.
Lista bëhet më sinjifikative pasi në fund të saj janë dhe emra italianësh.
Për dëshmoren Lejla Malo, fundin e saj mizor përshkuar në hell, pothuajse nuk ka diskutime. Pra, nuk është fjala për një mit, siç lufta i prodhon me shumicë. Më saktë trajtimi popullor ose dhe ai i zyrtar i tyre, siç ndodhi me historiografinë komuniste.
Dy vjet më parë, do ishte dëshmia e një bashkëluftëtareje të Lejla Malos, të ndjerës Drita Guga, e cila rrëfeu përvojat e saj kur ra në duart e gjermanëve.
Sipas saj, ajo pa dhe vetë Lejlën, pas së cilës tha se qau nga kërcënimet që u bënë gjërmanët, asaj dhe bashkëluftëtareve të tjera të kapura bashkë me të.
Drita Guga ishte një vajzë nga Pandelejmoni, e motra e të shumënjohurit Qamil Buxheli.
Ajo ishte një prej atyre që erdhën nga krahina të ndryshme për të luftuar në çlirimin e Delvinës. /sarandacity.al/
https://youtu.be/kKr7_YXLsJE