Që në mëngjes herët, banorë të Senicës bllokuan punimet në rrugën Kardhiq–Delvinë. Sipas tyre, ndërtimi i rrugës të shkojë deri në fshatin e tyre.
Ata kërkojnë nga firma e punimeve ndërtimin e rrugës deri në fshatin e tyre dhe projektin final të hyrje-daljes për dhe nga fshati.
Në një bisedë telefonike me kryetaren e Bashkisë Delvinë, Majlinda Qilimi, mësojmë se ajo është në dijeni të kërkesës së banorëve. Bëhet fjalë për rreth 2 km rrugë, të cilët banorët kërkojnë që të kenë akses për t’u lidhur me rrugën nacionale në të cilën vijojnë punimet nga firma “AlbStar”.
Madje kryebashkiakja Qilimi na thotë se është në pritje të drejtorit të ARRSH dhe Prefektit të Qarkut për t’u njohur nga afër me problemin.
Nga ana tjetër, banorët pretendojnë se rruga e re i ka lënë dhe pa ujë, pasi sipas tyre, firma “AlbStar” ka ndikuar në prishjen e linjave të ujësjellësit të fshatit.
Por kryetari i Njësisë Administrative Vergo Arkad Duka, jep këtë spjegim: “Ka qenë një moment që nga punimet firma e ndërtimit të rrugës ka prishur një tub të ujësjellësit, por është rregulluar përsëri nga firma”.
Ndërsa prishja e fundit sipas Dukës ka ndodhur nga vetë banorët.
Mbas protestës banorët, që jetojnë dhe nuk jetojnë aty janë larguar dhe firma e punimeve ka vijuar punën. /sarandacity.al/
https://youtu.be/wL6lTfUyqHs