Në këto kohë sezoni, ku konsumi kulinar rritet maksimalisht, duhet të kini kujdes nga kontrollot e befta të AKU-së (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit).
Një ditë më parë, ky Autoritet njoftoi mbi një kontroll ditor, duke shërbyer si një paralajmërim për bizneset e shërbimit ushqimor.
“Sot AKU ka kryer 151 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin.
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit ([email protected] / nr. Gjelbër 08007575).
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 23 masa me paralajmërim. Këto masa janë dhënë për shkak se nuk është kryer rinovim i librezës shëndetësore të personelit, ambienti është i pasistemuar, përdoret ujë i pa analizuar dhe për mosrealizim te detyrave te lëna ne inspektimet e mëparshme.
Janë lënë detyra për operatorët e biznesit ushqimor për përmbushjen e detyrimeve të tyre përkundrejt bazës ligjore dhe garantimit të sigurisë ushqimore.
U morën 25 mostra për analizimin e pesticideve përkatësisht: domate, shalqinj, tranguj, pjeper, pjeshka, sallatë jeshile, karrote etj”, njofton AKU. /sarandacity.al/